FBI-ja kërkoi dokumente për armët bërthamore gjatë bastisjes së shtëpisë së Trumpit

FBI-ja kërkoi dokumente për armët bërthamore gjatë bastisjes së shtëpisë së Trumpit

Agjentët e FBI-së po kërkonin dokumente që kanë të bëjnë me armët bërthamore, gjatë një kontrolli në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida.

Nuk dihet nëse dokumente të tilla janë gjetur në Palm Beach, ku ndodhet shtëpia e ish-presidentit amerikan, shkruan washingtonpost.

Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar një gjyqtari të lëshojë një urdhër që autorizon kontrollin e shtëpisë së pushimit të Trumpit, në mënyrë që publiku të mund të mësojë më shumë rreth asaj që saktësisht po kërkojnë hetuesit në kontrollin e paprecedentë të shtëpisë së një ish-presidenti. Trump i quajti ngjarjet në Florida këtë javë si hakmarrje politike.

Ardhja e hetuesve në Florida është pjesë e një hetimi nëse Trump mori ilegalisht dokumentet nga Shtëpia e Bardhë kur la postin në janar të vitit 2021.

Prokurori i shtetit Merrick Garland tha se ai personalisht miratoi vendimin për të urdhëruar kontrollin.

“Ministria nuk merr lehtësisht vendime të tilla. Kudo që është e mundur, praktika është përdorimi i mjeteve më pak ndërhyrëse të hetimit dhe ngushtimi i fushës së tij”, tha ai.

Konfirmimi ishte i pazakontë, duke pasur parasysh se Departamenti Amerikan i Drejtësisë zakonisht nuk diskuton hetimet në vazhdim. Megjithatë, në këtë rast, Trump njoftoi se po kontrollohej shtëpia e tij. Garland tha se Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar gjykatës të lëshojë urdhrin e vulosur të kërkimit, i cili mund të hedhë dritë mbi natyrën e hetimit.

Një burim i njohur me hetimin tha se agjentët e FBI-së morën dhjetë pako me dokumente nga shtëpia e Trumpit.

Kërkimi në Palm Beach, Florida është një nga hetimet e shumta me të cilat është përballur ish-presidenti amerikan që nga koha e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai është gjithashtu nën hetim të veçantë për përpjekjen e dështuar të aleatëve të Trumpit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të fundit presidenciale duke paraqitur listat e rreme të votuesve.

LEXO EDHE:

Back to top button