FC Prishtina 01, fituese e Kupës së Kosovës në futsall

FC Prishtina 01 është fituese e Kupës së Kosovës në futsall për herë të tretë. në 10 sekondat e fundit pas një këndore më së miri afër portës u gjend Yll Mazreku, i cili shënoi golin e fitores për Prishtinën 01, duke bërë që trofeu të mbetet përsëri në kryeqytet. Në fund, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dorëzoi trofeun skuadrës së Prishtina 01. Përcaktuesi i kësaj finaleje, Yll Mazreku pas ndeshjes nuk arriti t’i fshehë emocionet e kësaj fitoreje.

 

“Është ndjenjë e mirë të shënosh golin vendimtar dhe atë në frymën e fundit të ndeshjes. Mendoj se gjatë tërë kësaj finaleje kemi qenë më të mirë dhe e kemi kërkuar më shumë fitoren se sa kundërshtari. Dhe në fund, mundi dhe përkushtimi na u shpagua”, ka thënë Mazreku.

LEXO EDHE:

Back to top button