FC Shkupi, Ballkani dhe Shkëndija, kërkojnë fitore në garat evropiane

Skuadrat e FC Shkupit, Ballkanit dhe Shkëndijës së Tetovës do të zbresin në fushën e lojës, teksa do të luajnë në kompeticionet europiane.

Skuadra e parë që do të marrë skenën janë kuqezinjtë, të cilët do të vihen përballë skuadrës suedeze, ALK, me duelin që do të nisë në orën 19:00, ku Shkëndija do të kërkojë fitoren për të shpresuar te kualifikimi në “play-off” në Ligën e Konferencës.

Në orën 20:00 do të jetë Ballkani që do të masë forcat me Klaksvik, me ndeshjen që do të luhet në “Fadil Vokrri”. Të besuarit e Ilir Dajës do të tentojnë fitoren në shtëpinë e tyre për të tentuar suprizën në Ligën e Konferencës.

Ndërkohë FC Shkupi, në Irlandë do të  përballet me Shamrok Rovers, takim i vlefshëm për turin e tretë të Ligës Europa, me sfidën që do të nisë në orën 21:00.

 

LEXO EDHE:

Back to top button