Trajneri i Çellsit ka marrë një vendim për sulmuesin shqiptar

Armando Broja është në qendër të vëmendjes në merkato. Sulmuesi shqiptar është vendosur disa herë në radarët e disa klubeve, të cilët kanë kërkuar shërbimet e tij. Broja ka bërë të qartë se nuk do më që të largohet në formë huazimi, por vetëm me një shitje përfundimtare.

Trajneri Tushel ka bllokuar disa herë tratativat e klubeve të tjera që kërkonin Brojën, dhe tashmë nga Anglia raportohet se trajneri gjerman ka patur një takim me bomberin shqiptar. Tushel ka vendosur që t’i japë një shans Brojës në Premier Ligë me Çellsin.

Siç raporton gazetari Simon Filips, tekniku gjerman ka pasur një takim me Armando Brojën pas ndeshjes miqësore ndaj Udinese. Ai i ka kërkuar Brojës që të qëndrojë pasi e konsideron pjesë të projektit.

“Tomas Tushel dhe Broja kanë pasur një takim pas ndeshjes me Udinesen dhe trajneri gjerman i ka thënë se dëshiron që të qëndrojë dhe ai ishte i lumtur pas kësaj bisede. Ka gjasa që ai të rrijë në ekip, por do të isha shumë budalla po të thoja se Broja do të qëndrojë 100% te Chelsea”, ka raportuar gazetari.

LEXO EDHE:

Back to top button