FC Shkupi “demoloi” Struga Trim Lum, fiton edhe Shkëndija

Sot u zhvilluan 5 përballje të javës së 15 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Lideri aktual në renditjen e Ligës së Parë, skuadra e FC Shkupit “demoloi” skuadrën e Struga Trim Lum, pran rezultatit 4-0. Në stadiumin në Çair, Adetunxhi shënoi 3 gola, ndërsa Markoski shënoi golin e tretë në fitoren e 11-të të FC Shkupit në këtë sezon.

Kampioni aktual, Shkëndija, në transertë, falë golave nga Shala dhe Guri, mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me 2-1.

Fitores në terrenin vendas iu gëzuan edhe Bregallnica e Tikveshi, të cilët mundën Borecin me 2-1, rezpektivisht Rabotniçkin me 2-0. Në sfidën e vetëm , ku nuk kishte fitues dhe asnjë gol të shënuar, Pelisteri dhe Skopje arkëtuan nga një pikë.

Ditë më parë, Akademia Pandev, në transfertë, mundi Renovën me 2-1.

 

Liga e Parë – Java 15

Akad. Pandev 2-1 Renova

Fc Shkupi 4-0 Struga Trim Lum

Makedonija Gj.P. 1-2 Shkëndija

Bregallnica 2-1 Boreci

Tikveshi 2-0 Rabotniçki

Pelisteri 0-0 Skopje

LEXO EDHE:

Back to top button