Lionel Mesi me “hat trik” të asisteve, lëndohet Nejmar

Skuadra e Paris Sen Zhermenit ka vazhduar me fitoren e radhës në kampionatin francez pasi ka mposhtur skuadrën e Sent Etienit, si mysafir me rezultat 3-1. Mysafirët fillimisht u gjendën në disavantazh në minutën e 25-të të ndeshjes, përpara se parisienët të barazonin rezultatin në fund të pjesës së parë me anë të Markinjos, para se vendasit të ndëshoheshin me karton të kuq.

Di Maria i dha avantazhin skuadrës pas një super asistimi të Messit në minutën e 79-të të ndeshjes, teksa parisienët realizuan edhe njëherë në fund të ndeshjes pas një krosimi të bukur nga Messi në të cilën Markinjos realizoi golin e dytë në ndeshje.

Messi arriti të kompletoj ‘hat-trick”-un e asistimeve këtë ndeshje, duke qenë i përfshirë në të tre golat e shënuara të PSZH-së në fitoren 3-1.

Me këtë fitore, parisienët arrijnë fitoren e 13-të në 15 xhiro, duke arkëtuar plot 40 pikë me një shkëputje të madhe pikësh nga përcjellësi i dytë.

Lajmi i keq është se Nejmar mori një lëndim seriozë gjatë përballjes me një kundërshtar dhe u largua nga fusha duke qarë. Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe Nejmar ka reaguar përmes rrjetit social “Instagram”, duke shkruar se do rikthehet më i fortë.

 

“Fatkeqësisht, këto gjëra janë pjesë e jetës së një atleti. Nuk mund të bëjmë asgjë, pos të ngrijmë kokën lartë dhe të vazhdojmë gjithmonë përpara. Do rikthehet më i mirë dhe më i fortë se me parë”, shkroi ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet në ditët në vijim se për sa kohë, Nejmar do jetë jashtë fushës së gjelbër.

LEXO EDHE:

Back to top button