FC Shkupi dhe Shkëndija, gati të sjellin emrat të mëdha

Skuadra e FC Shkupit dhe Shkëndijës janë gati për të sjell përforcimet me emër të madh në futbollin vendor. Skuadra nga Çairi, kërkon Matej Cvetanovskin, për të cilin ka treguar interesim edhe skuadra e Shkëndijës, ndërsa në këtë garë është future edhe skuadra e Tiranës në Shqipëri.

Ndërkohë Rubin Hebaj (22) është një nga obcionet e Shkëndijës në sulm në këtë afat transferimi dimëror. Bëhet fjalë për një lojtar të ri me të cilin Shkëndija tashmë ka filluar negociatat me sugjerim të shefit të stafit profesional Ernest Gjoka. Ky i fundit këmbënguli që kryesia e Shkëndijës ta sjell Hebajn, i cili aktualisht është futbollist i lirë dhe nuk duhet të paguajnë kompensim. Hebaj deri më tani ka luajtur për ekipet e Teutës, Vorskla (Ukrainë), Domzhale (Slloveni), Partizani dhe Vllaznia.

LEXO EDHE:

Back to top button