FC Shkupi firmos me sulmuesin nga Mozambiku, Reginaldo

Skuadra e FC Shkupi prezantoi edhe përforcimin e fundit në merkaton e janarit. Behët fjalë për sulmuesin 30 vjeçar nga Mozambiku, Reginaldo Artur Faife. Sulmuesi nga Mozambiku së fundit kishte veshur fanellën e skuadrës së Kajsarit në Kazakistan, para se të zbarkojë në Çair. Më parë ka veshur fanellën edhe skuadrave të Shakhterit në Kazakistan, Kukësit, Laçit, Luftëtarit në Shqipëri dhe skuadrave portugeze si Santa Klara dhe Nacional.

 

“Jam shumë i lumtur që do të vesh fanellën e FC Shkupit, nuk kam shumë njohuri për kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por ajo çka di është nga kisha kur kam luajtur në Shqipëri që kam pasur disa shokë atje. Kam ardhur këtu për ta dëshmuar veten dhe për ta ndihmuar klubin, ku kam gjetur njerëz shumë të mirë, por mbi të gjitha edhe futbollistë kualitativ. Ajo që më shtyu të vij te Shkupi është që po mban pozitën e dytë dhe është në garë për të luftuat për titullin kampion, unë shumë i dua sfidat dhe kjo do të jetë një sfidë e mirë për mua dhe erdha këtu për ta ndihmuar klubin të shënoj gola dhe të arrijmë ambiciet tona. E di që nuk do të jetë lehtë, por dua të jem edhe unë pjesë e ekipit për ta ndihmuar në këtë arritje. Fillimisht e dua të them se po jetojmë në një periudhe të vështirë, por shpresoj që Zoti do të ndihmojë që kjo të tejkalohet. Kam dëgjuar se Shkupi ka shumë tifozë, ata le të presin nga unë shumë, pasi që unë kam ardhur këtu për të shënuar shumë gola dhe të bëjë asiste. Mezi se pres të fillojmë”, ka thënë mes tjerash Reginaldo.

 

 

Reginaldo firmosi kontratën një vjeçare dhe iu bashkue ekipit që stërvitet nën urdhërat e trajnerit Ozer.

LEXO EDHE:

Back to top button