Trump lirohet nga akuzat për “nxitje të kryengritjes”

Senati amerikan nuk arriti të grumbullojë mjaft vota për të dënuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump në “impiçmentin” e tij të dytë, transmeton Alsat. Ish presidenti i SHBA-ve,  Donald Trump është liruar nga akuza për “nxitje të kryengritjes” gjatë trazirave të  6 janarit në Kapitoll të Uashingtonit.

Gjatë votimit, 57 senatorë votuan që Trump të shpallej fajtorë dhe 43 votuan kundër. Shtatë republikanë votuan që ish-presidenti amerikan të shpallej fajtor. Që Trump të shpallej fajtor për akuzat për nxitje të kryengritjes, duheshin 67 vota.

Kjo është hera e dytë që Trump shfajësohet në Senatin amerikan. Gjyqi i dytë ndaj Trumpit nisi pasi Dhoma e Përfqësuesve, me kërkesën e demokratëve miratoi një artikull për gjykim, për nxitjen e kryengritjes.

Më pas çështja kaloi në Senat, ku demokratët dhe ekipi mbrojtës i Trumpit paraqitën argumentet e tyre për këtë çështje. Më 13 shkurt, demokratët dhe ekipi mbrojtës i Trumpit paraqitën argumentet e tyre të fundit, por nuk arritën që të merren vesh lidhur me paraqitjen e dëshmitarëve që të japin dëshmitë e tyre.

Dëshmitarët pritej që të prolongonin votimin për fajësimin apo shfajësimin e Trumpit. Gjatë kësaj seance, pati një situatë konfuze, pasi Senati lejoi që të dëgjohej dëshmia e ligjvënëses republikane, Jaime Herrera Beutler. Por, më pas demokratët dhe ekipi i Trumpit u pajtuan që dëshmia e saj të merrej me shkrim. Sipas dëshmisë, Beutler tha se lideri republikan në Dhomë e Përfaqësuesve, Kevein McCarthy i kishte thënë asaj që gjatë një bisede telefonike me Trumpin në ditën kur ndodhën trazirat në Kongres.

Sipas demokratëve, kjo telefonatë tregon se Trumpi ka qenë indiferentë ndaj dhunës në Kongres. Avokatët e Trumpit kanë paraqitur argumentet e tyre më 12 shkurt, duke shfrytëzuar vetëm tri orë nga 16 sa kishin në dispozicion.

Të paktën 17 republikanë duhej të votonin, së bashku me të gjithë demokratët dhe të pavarurit, që të arrihet dy e treta e shumicës së kërkuar, që Trump të shpallej fajtor.

Kjo ishte hera e parë që një president amerikan kalonte për herë të dytë në një proces të tillë. Në janarin e vitit 2020, Trump u akuzua për abuzim të pushtetit dhe pengesë ndaj Kongresit, për historinë e furnizimeve me armë të Ukrainës dhe presioneve ndaj presidentit të atij vendi.

LEXO EDHE:

Back to top button