FC Shkupi, fitore minimale në Strumicë

Në kuadër të javës së 9-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, sot janë zhvilluar 5 ndeshje. Vendasit shënuan 3 fitore, dhe në një përballje, fitores iu gëzuan mysafirët. FC Shkupi ishte e vetmja skuadër që shënoi fitore në transfertë, pasi që mundi Akademia Pandevin me 1-0, falë golit të shënuar nga Darboe. Plot shtatë gola u shënuan në Kratovë, ku në fund Sileksi shënoi fitore me rezultat 4-3, duke shënuar golin e fitores, në kohën shtesë. Në Veles, Boreci mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me 2-1, ndërsa në Strugë, skuadra vendase me lehtësi dhe me 3-0, mundi skuadrën e Bellasicës. Nuk kishte fitues, por edhe gola në sfidën e zhvilluar në Gostivar, në mes Renovës dhe Pelisterit. Ditë më parë, lideri aktual, Shkëndija deklasoi Vardarin në Shkup me rezultat të thellë 5-1.

Liga e Parë – Java 9

Akad. Pandev 0-1 FC Shkupi

Sileksi 4-3 Rabotniçki

Boreci 2-1 Makedonija Gj.P.

Struga Trim Lum 3-0 Bellasica

Renova 0-0 Pelisteri

Vardari 1-5 Shkëndija

LEXO EDHE:

Back to top button