FC Shkupi gati në turin e dytë, “test” për Shkëndijën e Makedonija Gj.P.

Tre skuadrat nga Maqedonia, në Konferencën e Ligës, sot do të zhvillojnë ndeshjet e kthimit në kuadër të xhiros së parë, në të cilën FC Shkupi e ka detyrën më të lehtë të verifikojë zyrtarisht turin e dytë, për dallim nga Shkendija dhe Makedonija Gj.P. që do të duhet të punojnë më shumë për një gjë të tillë në ndeshjet e tyre.

Skuadra nga Çairi në Lituani e deklasuan Hegelmanin me 5-0, ku Renaldo Cefas shkëlqeu me katër gola, fitore e arritur në një orë lojë, andaj ndeshja kthyese, sonte nga ora 21:00 në “Todor Proeski” duhet të jetë thjesht një formalitet.

Nga ana tjetër, Shkendija, me vetëm një gol epërsi nga ndeshja e parë, pas triumfit të vështirë ndaj Haverfordvest Kauntit, sonte në orën 20.45, do ta mbrojë avantazhin për turin e dytë. “Kuqezinjtë” nuk e mbajnë mend shumë mirë vizitën në Uells, pasi pesë vite më parë humbën nga TNS me 0-4 dhe kjo pasi në ndeshjen e dytë shkuan me një avantazh të madh nga ndeshja e parë me 5-0. Edhe pse skuadra është shumë më ndryshe nga atëherë, Shkëndija duhet t’i kujtojë se do të duhet të luajë shumë më mirë, edhe pse përballë ka një skuadër jofavorite dhe me futbollist amator.

Detyrën më të vështirë e ka fituesja e Kupës, Makedonija Gj.P, e cila me deficit 0-1, do të zhvillojë sfidën e revanshit, ku do të kërkojë befasinë ndaj skuadrës së favorizuar të RFS Riga në Letoni.

Tashmë dihet se FC Shkupi do të përballet me Levskin, nëse Shkendija kalon skuadrën uellsiane do të përballet me B36 nga Toršaun (Ishujt Faroe) ose Paiden e Estonisë, ndërsa nëse Makedonija Gj.P. arrin të kalojë RFS Riga-n do të luajë kundër skuadrës Sabah nga Azerbajxhani. Në turin e dytë, por nga grupin e Kampionëve, Struga Trim Lum, në xhiron e dytë, pas eliminimit nga Zhallgiris, javën e ardhshme do të përballet me Buduçnostin e Malit të Zi.

LEXO EDHE:

Back to top button