VIDEO / FC Shkupi humb sfidën kthyese, por kalon në raundin e dytë të Championsit

Kampioni i Maqedonisë në futboll, FC Shkupi u djersit në sfidën kthyese në Gjibraltar kundër Linkollnit, ku pësoi disfatë me 0-2, mirëpo në fund arriti të kalojë për herë të parë në raundin e dytë në Ligën e Kampionëve. Atje do t’i pres skuadra e Dinamo Zagrebit.

Terreni me barë artificial ishte përparësia e skuadrës vendase, e cila shfrytëzoi këtë segment të lojë dhe arriti që të kalojë në epërsi në minutën e 32 me golin e shnëuar nga Huanfri.

 

 

Në pjesën e dytë, Sedloski solli në lojë Trapanoskin dhe Kalanoskin, të cilët sollën freski në lojë, mirëpo jo edhe golin e barazimit. Në momente kur FC Shkupi kërkoi kontrollin e lojës, vendasit shënuan edhe golin e dytë përmes Kasiaros në minutën e 66-të.

 

 

 

 

Në fund të takimit i njëjti futbollist kishte rastin që të shënojë golin e tretë, por topi shkoj skaj portës.

Në fund të gjithë futbollistët dhe stafi teknik i FC Shkupit, festuan kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve , ku arkëtojnë 400 mijë euro, por edhe fitojnë një kundërshtarë jashtëzakonisht të fortë te Dinamo Zagrebit.

LEXO EDHE:

Back to top button