FC Shkupi, kalon nga Çairi në lagjen “Aerodrom”

Për shkak të rekonstruimit të stadiumit në Çair, skuadra e FC Shkupit është detyruar që ndeshjet e sezonit pranveror, ti zhvillojë në stadiumin pran FFM-së. Futbollistët e FC Shkupit në krye më trajnerin e ri, Hasan Ozer, do të kenë kushte jashtëzakonisht të mira në stadiumin pran FFM-së , para se gjithash për shkak të terrenit të gjelbër, ndërsa do të mungojnë vetëm tifozët, pasi që situata me “Covid 19” nuk lejon prezencën e tyre në stadiumet vendore.
Në pjesën vjeshtore të sezonit aktual, FC Shkupi zhvilloi 3 përballje në këtë stadium dhe që nuk ishte fatlum për skuadrën nga Çairi. Fillimisht u mund Bellasica me 3-1, u ndal në barazim me Vardarin 1-1 dhe pësoi disfatë nga Struga Trim Lum me 1-2.