FC Shkupi kërkoi derbi me Vardarin të zhvillohet të dielën, por MPB refuzoi kërkesën

Në fundjavë në kuadër të javës së 30-të do të zhvillohet përballja në mes Fc Shkupit dhe Vardarit, kjo e cilësuar edhe një derbim, por edhe një ndeshje e rrezikut të lartë.
Drejtuesit e skuadrës nga Çairi kanë kërkuar që kjo përballja të zhvillohet gjatë ditës së diel, një gjë që është ndryshuar nga MPB-ja, e cila ka insistuar që sfida e njëjtë të zhvillohet gjatë ditës së shtunë.
Për një imponim të tillë ka reaguar FC Shkupi, por në fund është “pajtuar” me kërkesën e MPB-së dhe derbi do të zhvillohet në stadiumin në Çair, të shtunën, në orën 16.00.
Reagim i FC Shkupit:
Ndryshim orari për ndeshjen e fundjavës!
Pavarësisht insistimit tonë që ndeshja ndaj Vardarit të zhvillohet të dielën, nga MPB kanë vendosur që takimi të luhet të shtunën. Ne si klub i qëndruam fort kërkesës sonë, por vendimi përfundimtar nuk ishte në duart tona!
Tani, e shtunë apo e diel,kjo nuk bën asnjë dallim për ne! FC Shkupi është i gatshëm të japë maksimumin, deri në pikën e fundit të forcës në fushën e blertë. Kjo është më shumë se një ndeshje, tashmë është krenari, për ne, për qytetin tonë!
Ftojmë të gjithë shkupjanët që të na përkrahin nga tribunat dhe të jenë pjesë e kësaj sfide. Së bashku jemi më të fortë, përpara Shkupi!