Ferrari gati të bëj kthesën në Formula 1, ndryshimi vjen me rregullat e reja

Ferrari sheh pikën e kthesës në Formula 1, gati krahët për të fluturuar me rregullat e reja. Në tavolinën e menaxhimit sportiv në Maranelo është një pazëll për t’u formuar. Fragmente të një sezoni të Formulës 1, që filloi me 1000 vështirësi dhe që duhet rindërtuar shpejt.
Hapi i parë për kthesën u vendos në Xhedah, me podiumin e parë sezonal për “kokëkuqen”, i arritur nga vendi i tretë i Sharl Lëklerk, i cili më në fund gjeti përshtatjen me makinën SF-25. Leklerk është i vetëdijshëm se diçka e rëndësishme mund të ndryshojë muajin e ardhshëm.
“Mendoj se një pikë kthese e sezonit do të jetë në Barcelonë, me prezantimin e krahut të ri të përparmë, që shpresoj se mund të jetë në avantazhin tonë”.
Në Spanjë, në fakt, do të hyjë në fuqi një rregull që do të zvogëlojë fleksibilitetin e elementeve individuale të krahut të përparmë, një shtrëngim i kontrolleve që mund të dobësojë forcën e MekLarenit dhe Mercedesit. Të qëndruarit ende në garë për titullin në momentin kur do të shihen rezultatet e këtij ndryshimi në rregullore, që do të futet në fuqi në garën e nëntë, për Lëklerkun mund të prezantojë kthesën e sezonit.
“Nuk mund t’i lejoj më vetes që të humbas pikë të tjera”, tha monegasku, i cili në Majami do të përpiqet së bashku me Luis Hamiltonin që të rikuperojnë terren ndaj rivalëve. Në SHBA do të jetë edhe Sprinti i dytë sezonal, teksa në të parin në Shangai Ferrari mori triumfin me pilotin britanik. Luis dominoi falë makinës SF-25 që u ndihmua nga lartësia dhe ngarkesa më e ulët e karburantit gjatë minigarës. Faza e dytë e planit të rikuperimit do të fillojë në Imola, ku skuadra e kuqe do të sjellë azhurnimet teknike më të pritura, të parat e menduara, të cilat shpresohet se do të zgjidhin problemet e këtij fillimsezoni.
Ndërsa faza e fundit do të jetë në Barcelonë, më 1 qershor, kur të futet në fuqi edh rregulli për krahët e përparmë dhe do të nxjerrë në pah nëse forcat në fillim të vitit do të konfirmohen apo jo. Në këtë pikë, për të gjitha ekipet do të jetë e qartë se sa e rëndësishme do të jetë të përqendrohen në sezonin aktual apo të shtyjnë zhvillimet për në Botërorin 2026, vitin e ndryshimit të shumëpritur të rregullores. Mbajtja e të gjitha pjesëve të enigmës në tavolinë deri atëherë do të jetë zgjidhja e vetme e mundshme që Ferrari të mbetet i lidhur me ëndrrën e Kampionatit Botëror,” tha në fund Leklerk.
Aktualisht Ferrari është 110 pikë larg MekLarenit, 33 pikë nga Mercedesi dhe vetëm 11 pikë nga Red Bulli në renditjen e konstruktorëve. Në klasifikimin e pilotëve, Lëklerk është 52 pikë larg nga lideri Oskar Piastri.