FC Shkupi me disfatë mbyll garat në Ligën Evropa

Skuadra e FC Shkupit u eliminua nga garat e Ligës Europa, pasi që në ndeshjen kthyese të turit të tretë, pësoi disfatë nga skuadra e Shamrok Roversit me rezultat 1-2. Mysafirët avancuan në minutën e 64-të, më anë të Goffney, ndërsa në fund të takimit, Emaknhu, pas gabimit të portierit Naumovski, solli epërsi për mysafirët 0-2. Dhe në kohën shtesë, Adetunxhi shënoi golin e vetëm për kampionin e Maqedonisë. FC Shkupi tani do të vazhdojë garat në plej offin e Ligës së Konferencës, ku e pret fituesi i përballjes në mes Ballkanit dhe Klaksvikut të Ishujve Faroe (ndeshja e parë u mbyll me 3-2 për Ballkanin)

Skuadra e Shkupit luajtën një pjesë të parë të guximshme ndaj Shamrok Roversit, kishte iniciativën dhe vazhdimisht shtypi ekipin kundërshtarë, por nuk arritën që të shënojnë. Edhe pse vendasit ishin në pozitë më të mirë në fushë, mysafirët nga Irlanda ishin më afër golit.

Në fillim të ndeshjes, Gafnej goditi shtyllën, ndërsa në vazhdim Shamroku pati një tjetër rast të mirë.

Mirëpo, diku rreth minutës së 37-të, skuadra irlandeze ishte shumë pranë shënimit. portieri Kristian Naumovski doli jashtë vijës, topi erdhi në penallti dhe Toëell goditi portën e pambrojtur. Megjithatë, Senghor Faustin reagoi praktikisht nga vija e portës dhe shpëtoi një gol të pastër, kështu që Naumovski u kthye dhe zbut goditjen e Gaffney.

Në fillim të pjesës së dytë, rastin më të mirë e kishte Trapanovski, kur ishte brenda zonës së rrezikshmë, mirëpo e majta e tij përfundoi jashtë portës. Dhe vetëm disa minuta më vonë, në minutën e 64, në një kundërsulm të shpejtë të skuadrës irlandeze, Gafney shënoi gol për mysafirët.

Pas golit të pranuar Shkupi kaloi në sulm për të barazuar shifrat në 1-1 dhe dukej afër kur në minutën e 66-të, Trapanoski godet me kokë, por tentimi i tij ndalen në vijnë fundore nga portieri Manus.

Pak më vonë, Kueven godet ashpër nga 17 metra, ndërsa topin shkon disa centimetra jashtë kuadrantit të portës iralndeze. në minutën e 72-të, provon edhe Alvarez, mirëpo portieri mysafirë drejton topin në rivënie këndore. Deri në fund të takimit Fc Shkupi kalo në sulm për të barazuar shifrat në 1-1, ndërsa në një kundërsulm të shpejtë, Emakhnu, shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes dhe portierit Naumovski për të shënuar golin e dytë për skuadrën iralandeze.

Dhe në kohën shtesë, Adetunxhi nga 17 metra , shënoi golin e vetëm për FC Shkupin.

Në këtë mënyrë, FC Shkupi mbyll aventurën në Ligën Evropa, për të vazhduar garat në Ligën e Konferencës, ku në plej off, do të përballet me fituesin e sfidës në mes Ballkanit dhe Klakskviku. Sfida e parë në Prishtinë u mbyll me fitore të kampionit të Kosovës me 3-2.

LEXO EDHE:

Back to top button