FC Shkupi me një hap në raundin e dytë

FC Shkupi ka shkruar historinë sonte në futbollin europian, duke regjistruar fitoren më të thellë ndonjëherë të skuadrës nga Çairi. Skuadra e trajnerit Xhihat Arslan shënoi fitore 5:0 në transfertën ndaj FC Hegelman në Lituani, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Figurë kryesore te “bardheblutë” sonte ishte Renaldo Cefas, i cili realizoi plotë 4 gola, derisa një gol realizoi braziliani, Inacio Kueven.

Cefas golin e tij të parë e realizoi vetëm pas 11 minutave lojë, ndërsa në minutën e 23, Kueven dyfishoi rezultatin. Kur të gjithë menduan se skuadrat në pushim do të shkojnë me shifrat 2:0 në favor të FC Shkupit, ashtu nuk mendoi lojtari i ndeshjes, Cefas që në minutën e parë shtesë, realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën përfaqësuese të vendit tonë.

Cefas vazhdoi shkëlqimin e tij edhe në pjesën e dytë, aty ku gjeti rrjetën edhe dy herë të tjera. Fillimisht në minutën e 56-të shënoi për 4:0, ndërkohë nuk vonoi shumë dhe në minutën e 62-të xhamajkani 23 vjeçar shënoi edhe golin e katërt personal, duke zhvilluart pa dyshim ndeshjen e tij më të mirë të karrierës.

Kujtojmë, Cefas kishte shënuar edhe edicionin e kaluar në Europë, kur i shënonte Dinamo Zagrebit.

Ndeshja e kthimit luhet me 20 korrik në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button