FC Shkupi merr mbrojtësin e Dritës së Kosovës

Skuadra e FC Shkupit, zyrtarizoi Vladica Brdarovskin si prurje të re në ditën e fundit të merkatos në futbollin vendor. Mbrojtësi Brdarovski vjen nga skudra e Dritës së Kosovës, ku zhvilloi 22 ndeshje.

“Pas një viti rikthehem në futbollin vendor dhe dua që të potencojë se jam shumë i lumtur. Pas shumë bisedimeve, në fund arritëm që të merremi vesh që të firmos për një sezon. Ambicjet e mia dhe të klubit janë të larta. Para nesh janë konkurentët e mëdhenj si Shkëndija, Akademia Pandev dhe Struga Trim Lum, mirëpo unë e di se si fitohet tituli kampion dhe jam i kënaqur që drejtohem nga një trajner të tillë,” tha mes tjerash Brdarovski.

Ndryshe Brdarovski më parë ka veshur fanellën e Vardarit, Rabotniçkit dhe Pelisterit.

LEXO EDHE:

Back to top button