FC Shkupi ndal Dinamon në Zagreb me barazim 2-2

Skuadre FC Shkupit ia ka dalë që të marrë një barazim ndaj Dinamo Zagreb në stadiumin “Maksimir”, me sfidën që është mbyllur 2-2. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampiomëve.

 

Një pjesë e parë e mirë e zhvilluar nga Shkupi, të cilët arritën të heshtnin tifozët vendas në stadiumin “Maksimir”, pasi do të gjenin dhe golin e avantazhit ndaj vendasve. Në minutën e 25-të një asist fantastik i Alvarez që finalizohet siç duhet nga Kueven da Silva. Pak më vonë përsëri FC Shkupi do të shfaqej rrezikshën në portën e vendasve, por Adetunxh nuk përfiton nga një krosim i ardhur nga krahu i djathtë.

Pas 20 minutash do të vinte dhe goli i barazimit, ku shqiptari te skuadra kroate Arijan Ademi do të realizonte me kokë, përfituar edhe nga pasiguria e portierit Naumovski, me pjesën e parë që u mbyll 1-1.

Në fraksionin e dytë skuadrat do të tregoheshin më të kujdesshme ndaj njëra-tjetrës, teksa deri në minutën e 86-të nuk kishte gola të tjerë.

Do të ishin vendasit të parët që do të shënonin për 2-1, me Petkovic që ndëshkon skuadrën shqiptare.

Mirëpo FC Shkupi nuk vonon dhe barazon shifrat vetëm 3 minuta më pas me Cefas për 2-2, me skuadrën shqiptare që merr një barazim të rëndësishëm në transfertë.

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button