FC Shkupi nis kërkimin për trajnerin e ri

FC Shkupi nga sot është në kërkim të trajnerit të ri, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin turk Hasan Ozer, me të cilin u ndan menjëherë pas humbjes nga Renova (1-2), gjatë ditës së diel. Në bisedat me kandidatët e mundshëm, drejtuesit e skuadrës nga Çairi do ti japin përparësi trajnerëve vendor, që të drejtojnë skuadrën në 8 javët e fundit të këtij sezoni.

 

Sipas drejtuesve të FCShkupi, brenda ditës së sotme ose më së vonë të martën do të mësohet emri i ri i trajnerit të skuadrës nga Çairi, i cili testin e parë do të ketë në sfidën e javës së 26-të, gjatë fundjavës, kundër Akademia Pandevit në Strumicë.

LEXO EDHE:

Back to top button