FC Shkupi njofton për largimin e parë, para festave të fundvitit

Vjen largimi i parë nga radhët e FC Shkupit. Drejtori sportiv Damir Ibriç nuk do të jetë pjesë e FC Shkupit në të ardhmen. Njoftimi për këtë vendim ka ardhur nga skuadra e Çairit, të cilët përmes një postimi kanë njoftuar ndarjen me boshnjakun.

Njoftimi i FC SHKUPIT:

“FC Shkupi dëshiron të njoftojë se pas një bashkëpunimi gjashtë mujor, me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me drejtorin sportiv Damir Ibriç. E falënderojmë z. Ibriç për kontributin e tij të çmuar gjatë kësaj periudhe. I urojmë suksese të vazhdueshme në karrierë dhe shprehim mirënjohjen tonë për angazhimin dhe përkushtimin e tij, “ thuhet mes tjerash në kumtesën e skuadrës nga Çairi.

 

Ndryshe Ibriç erdhi gjatë kësaj vere te FC Shkupi, duke zëvendësuar në këtë post, Omer Bunjakun.

LEXO EDHE:

Back to top button