Partizani, fitues i Super Kupës së Shqipërisë

Skuadra e Partizanit ka arritur që ta mposht Egnatian në “Air Albania”, duke fituar Superkupën e Shqipërisë. Ndeshja përfundoi me rezultat minimal 1:0.  Arinaldo Rrapajt shfrytëzoi një gabim nga Alen Sherri, i cili realizoi golin e avantazhit me portën e boshatisur.

Pjesa e dytë nisi përsëri me ritmin që u mbyll fraksioni i parë, ndërsa këto 45 minuta folën diçka më shumë për skuadrën e Tetovës që provoi të gjente golin e barazimit në disa momente.

Në fund, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve të Egnatias, që në këtë mbrëmje debutoi në Superkupë duke luajtur ndeshjen e parë në histori, rezultati nuk ndryshoi me Partizanin që koleksionon kështu një trofe të rëndësishëm.

LEXO EDHE:

Back to top button