Fede Valverde flet për incidentin me Aleks Baena-n

Ylli i Real Madridit, Fede Valverde, foli për herë të parë që kur u supozua se goditi me grusht mesfushorin e Villarrealit, Aleks Baena. Mesfushori i Real Madrid u akuzua se kishte sulmuar Baena në parkingun e makinave në “Santiago Bernabeu” pas humbjes 3-2 të ekipit të tij ndaj Viljarrealit fundjavën e kaluar në La Liga.

Që atëherë Baena ka raportuar incidentin tek autoritetet. Valverde foli për herë të parë për rastin kur po dilte nga stërvitjet me makinën e tij.

“Po, në këtë kohë unë jam mbështetur tek familja, tek njerëzit e Madridit dhe tek ata që më mbështesin në rrugë”, ka thënë ai për “El Golazo de Gol”.

Valverde thuhet se e goditi Baenan pasi u tall nga mesfushori për djalin e tij të palindur. Baena ka mohuar se ka bërë komente të tilla, por ka konfirmuar se ka raportuar sulmin në polici.

LEXO EDHE:

Back to top button