Federata dënon “Yamaha”-n për shkelje të protokolleve

Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit (FIM) ka zbuluar parregullsi në motorin “Yamaha” në garën e parë të botërorit të Moto GP, zhvilluar në pistën e Herez  në Spanjë.

Skuadra e “Yamaha”-s ka shkelur rregulloren, duke ndryshuar valvulat e motorit M1, të cilat ishin me defekt. Kjo gjë është bërë pa zbatuar protokollin, që parashikon aprovimin e konstruktorëve të tjerë para se të kryhet kjo gjë. Për pasojë, motori japonez është penalizuar me heqjen e 50 pikëve nga renditja për kontruktorë në Moto GP për shkelje të rregullores.

Yamaha ka humbur edhe 20 pikë nga motori i saj satelit Yamaha Petronas, duke zbritur nga vendi i parë në atë të tretë në renditjen për konstruktorë, pas “Dukati”-t e “Suzuki”-t.

LEXO EDHE:

Back to top button