Federata Ndërkombëtare e Tenisit, anulon sfidat dhe turnetë në Rusi

Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ka anuluar të gjitha eventet sportive të këtij sporti që janë planifikuar në Rusi, për këtë vit.

“Prioritet për ne është siguria e sportistëve dhe e të gjithë atyre që udhëtojnë në këto evente”, thuhet në një konunikatë të ITF-së, që sqaron këtë vendim.

Ndërkohë, tenistja ukrainase Elina Svitolina, aktualisht nr.15 në botë, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se të gjitha paratë që do të fitojë në turnetë e radhës do t’i dhurojë për të ndihmuar vendin e saj. Në karrierën e saj, Svitolina ka fituar 16 turne, duke u klasifikuar në vendin e tretë (2017)./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button