Lajme të mira për Bajernin, rikthehet tiutllari në stërvitje

Tomas Myler është rikthyer në stërvitje, pasi që qëndroi në izolim për “Covid-19” dhe rezultoi negativ në testin e fundit. Bajern Munihu ka marrë një lajm shumë të mirë përpara ndeshjeve të rëndësishme kundër Bajer Leverkuzenit dhe Salzburgut, me Mylerin që është në formë shumë të mirë.

Pasi mungoi në ndeshjen kundër Aintraht Frankfurt, të cilën bavarezët e fituan me rezultatin 1-0, ai ka nisur sërish stërvitjen. Sipas “Bild”, Myleri zhvilloi një seancë 45-minutëshe me shefin e fitnesit të klubit, Dr. Holger Broich dhe dukej në formë shumë të mirë.

Për këtë arsye lojtari pritet t’i bashkohet skuadrës dhe të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme, kundër Leverkuzenit. /Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button