Federer do të rikthehet në fushë më 16 maj

Tenisti zviceran Roxher Federer do të rikthehet në terrenet e tenisit më 16 maj, në turneun e Gjenevës. Një turne përgatitor i fushave me dhe, në prag të grand slam të “Roland Garros”, që nis më 30 maj. Këtë vit, zvicerani ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje në Doha dhe më pas ka vijuar përgatitjet. Sipas trajnerit të tij, Severin Luthi, gjendja fizike e zviceranit, tashmë 40 vjeç, nuk është ajo që ai shpresonte.

 

“Nga ana e përgatitjes fizike është paksa mbrapa. Stërvitja në fushë është mjaft intensive, por nuk po arrijmë ti bëjmë me atë frekuencë që është e nevojshme para një turneu të madh”, tha Luthi, trajneri që prej vitesh është pranë Federerit.

Objektivat e zviceranit për këtë vit janë grand slami në “Uimbledon” dhe Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

LEXO EDHE:

Back to top button