Federiko Kieza te Juventusi për 50 mln euro!

Federiko Kieza është më afër Juventusit, i cili ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe me Fiorentinën. Transferimi prej 50 milionë euro, bazohet në një huazim 2-vjeçar dhe detyrimin e blerjes përfundimtare me plotësimin e disa kushteve.

Klubi bardhezi do të paguajë 2 milionë euro për vitin e parë të huazimit, 8 milionë euro për të dytin dhe pastaj, formula përcakton detyrimin e blerjes përfundimtare për 40 milionë euro, duke filluar nga sezoni 2021-2022, në varësi të kushteve të mëposhtme: renditja të paktën deri në vendin e katërt të ekipit të Pirlos; prania e Kiezës në 60% të ndeshjeve totale për një minimum 30 minutësh; shënimi i të paktën 10 golave ​​dhe dhënia e 10 asisteve.

LEXO EDHE:

Back to top button