Fehari Ramadani zyrtarizon kandidaturën për rektor të UT-së

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Është zyrtarizuar edhe kandidatura e dytë për rektor të UT-së. Pas asaj të Jusuf Zejnelit, sot kandidaturën e tij për rektor e ka paraqitur edhe profesori Fehari Ramadani, i cili po bëhet pretendenti i dytë për karrigen e parë të Universitetit të Tetovës. përndryshe, kandidaturat e tyre pritet ti paraqesin edhe disa profesorë të këtij institucioni arsimor, deri në ditën e fundit, 13 maj, kur edhe mbyllet afati për kandidimin për rektor të UT-së.

Sipas njoftimit zyrtar për hapjen e konkursit, profesorët të cilët kanë të drejtën e aplikimit në konkurs, duhet të jenë nga radhët e profesorëve ordinar të universitetit.

Sipas të dhënave të televizionit Alsat, deri në përfundim të afatit, kandidaturën e tyre pritet ta paraqesin edhe të paktën dy profesorë, të cilët kanë ambicie për udhëheqjen e universitetit në tre vitet e ardhshme. Këto zgjedhje për rektor të ri të Universitetit të Tetovës, do e përcaktojnë mandatin e dhjetë me radhë të rektorit të universitetit të Tetovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button