Feliks më afër Premier Ligës, dy klube janë në garë  

Zhoao Feliks prej disa kohësh është në prag të largimit nga Atletiko Madrid dhe agjenti i tij Horhe Mendes është në kërkim të klubit të radhës në karrierën e tij. Aston Villa duket të jetë një destinacion i mundshëm për portugezin, pasi Mendes gjithashtu mban një marrëdhënie të mirë me pronarët e klubit anglez, të cilët mund të luajnë një rol në këtë rast.

Atletiko Madridi është i gatshëm të negociojë me Villan për shitjen, apo edhe huazimin e Feliksit. “Los Colchoneros” shpenzuan rreth 127 milionë euro për ta nënshkruar me sulmuesin nga Benfika në vitin 2019, por ai ende nuk është përshtatur me mënyrën e lojës së skuadrës, ndërsa marrëdhënia e tij me Diego Simeone nuk është më e mira.

Arsenali është gjithashtu i interesuar për Feliksin, i cili po kërkon të forcojë sulmin e tyre për shkak të lëndimit të Gabriel Zhesus. Portugezi sigurisht që është shumë i shtrenjtë dhe ka mundësi që “topçinjtë” të mos mund të japin shumën e kërkuar nga Atletiko, e cila arrin në 100 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button