Feliks: Njerëzit në shkallët e stadiumit nuk e dinë të vërtetën

Zhoao Feliks ishte një nga protagonistët e triumfit të Barcelonës në “Metropolitano” ndaj Atletiko Madridit me rezultatin 0-3. Ishte pikërisht portugezi ai që zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, teksa nuk festoi në nder të kaluarës së tij me “Los Kolçoneros”.

Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, Feliks theksoi se pavarësisht se i respektoi në maksimum, sërish tifozët e Atletikos mendojnë se ai është një njeri i keq.

“Njerëzit në shkallët e stadiumit nuk e dinë të vërtetën për të kaluarën time tek Atletiko. Nuk e dinë se çfarë ndodhi, mendojnë se isha një njeri i keq që nuk kisha marrëdhënie korrekte me shokët e skuadrës.

Por, e patë se çfarë ndodhi në fundin e ndeshjes? Lino, Lemar, pothuajse të gjithë erdhën me përqafuan. Më pyetën për familjen dhe se si ndihesha. Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse do të kishim raporte të këqija, apo jo?”, u shpreh Feliks.

LEXO EDHE:

Back to top button