(Video) Fëmijë të moshës 9 vjeçare në mesin e viktimave nga të shtënat në një shkollë në SHBA
Video) Fëmijë të moshës 9 vjeçare në mesin e viktimave nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Neshville në SHBA.
Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes me kohën lokale, ku më pas e dyshuara, një vajzë adoleshente, u qëllua me vdekje nga Policia.
E dyshuara kishte të paktën dy pushkë gjysmë-automatike dhe një pistoletë, tha Don Aaron, zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane Neshville.
“Në shenjë respekti për viktimat e akteve të pakuptimta të dhunës të kryera në Nashville”, presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar që flamujt amerikanë të qëndrojnë në gjysmështizë deri në fund të muajit.