Skuadra e Fenerbahçes ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Hoze Murinjos. Arsyeja e kësaj ishte eliminimi në play-off të Ligës së Kampionëve nga Benfika, e cila ishte fatale për të.
Mirëpo gjiganti turk nuk do të pres gjatë për një zëvëndësues, pasi që e ka gjetur pasardhësin e tij. Sipas mediave turke, nënkampioni turk pritet që të zyrtarizojë italiano-gjermanin, Domeniko Tedesko.

.
Ky i fundit, nuk është një emër i panjohur në futboll, pasi që ka menaxhuar skuadra të mëdha si Shalke, Lajpcig dhe së fundi te kombëtarja e Belgjikës./IndeksOnline/







