Fërçkovski kandidat për ambasador në OKB

Ish ministri për Punë të Brendshme dhe ish kryediplomati, Lubomir Fërçkovski është propozuar për ambasador në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, përcjell Alsat. Këtë e konfirmoi kreu i Kuvendit Talat Xhaferi gjatë konferencës së sotme për shtyp.

“Kam marrë material nga Ministria e Punëve të Jashtme, janë parashtruar tezat për personin, bëhet fjalë për profesorin Ljubomir Frçkovski. Në procedurë adekuate ministria ka parashtruar tezat për kandidatin dhe të njëjtat menjëherë janë dorëzuar deri tek presidenti dhe Komisioni për Punë të Jashtme, por deri tani nuk është thirrur seancë.Kjo është kompetencë e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, kur të vendos ai, atëherë do të mbahet”, deklaroi Xhaferi.

Ndryshe, me Komisionin për Punë të Jashtme udhëheq deputeti i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

LEXO EDHE:

Back to top button