Ferdinand zbulon se përse Belingam kishte zgjedhur Dortmundin para Man. Junajtedin

Xhud Bellingam është duke krijuar historinë e tij me fanellën e Real Madridit teksa është shndërruar në një prej lojtarëve kryesor të “Los Blancos”. Spanjollët e transferuan këtë verë nga Borussia Dortmund teksa ishin gjermanët ata që nuk hezituan ta merrnin nga Birminghami dhe t’i dhuronin një rol prej protagonisti në “Signal Iduna Park”.

Diçka që Man. Junajted nguroi t’ia ofronte në atë kohë fantazistit. Këtë e zbulon Rio Ferdinand i cili thekson se Bellingami i kërkoi “Djajve të Kuq” sigurinë se do të ishte lojtar vetëm për skuadrën e parë dhe jo për të rinjtë. Te Junajted nuk dhanë garanci dhe kështu Bellingami zgjodhi një tjetër rrugë, që në fakt nuk i doli aspak keq.

“E dini se çfarë kam dëgjuar?

Bellingami nuk erdhi te Juanjtedi, pasi klubi nuk i dha garancinë se ai do të ishte një lojtar vetëm për ekipin e parë. Kjo ishte kërkesa e Bellingamit, por Junajted nuk pranoi. Një burim shumë i sigurt pranë klubit më tregoi se në atë moment Belingam i tha drejtuesve të Junajtedit se e dinte shumë mirë vlerën e tij dhe se nëse nuk do ta vlerësonin siç duhej, atëherë do të kërkonte një klub tjetër”, tha Ferdinand.

LEXO EDHE:

Back to top button