Ferguson, trajner i ekipit të ëndërrave të “France Football”

Ditë më parë, revista franceze “France Football” zgjodhi ekipin më të mirë të të gjitha kohërave.vLojtarët që e përbëjnë këtë ekip u zgjodhën duke u bazuar në votat e 140 gazetarëve ku bëjnë pjesë emra si Ronaldo (braziliani), Kristiano Ronaldo, Mesi, Maradona, Pele etj.

Ndërkohë sot “France Football” ka përzgjedhur edhe trajnerin që do ta drejtonte këtë skuadër dhe ai është legjenda e Man. Junajtedit, skocezi Sir Aleks Ferguson.

Kujtojmë se Fergusoni kishte një periudhë shumë të suksesshme në “Old Trafford” duke e udhëhequr skuadrën për 20 vite me radhë

LEXO EDHE:

Back to top button