Ferhan Hasani larg Shqipërisë, e drejt në …..Azi?!

Ferhan Hasani, edhe pse raportohej se do të luajë në kampionatin e Shqipërisë dhe ishte mes skuadrave të Tiranës dhe Partizanit, lajmet e fundit thonë se mesfushori tetovar do të luajë në Azi!

Skuadra që lidhet me emrin e Ferhan Hasanit është Chennaiyin, informon Infosport.mk. Ditë më parë mediat në Shqipëri raportuan se ish-mesfushori i Shkëndijes së Tetovës dhe Helsinkit kishte arritur akordin me Tiranën, por bllokimi i papritur i merkatos së klubit bardheblu nga FIFA e detyroi Hasanin të transferohet në Azi.

Hasani do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e futbollit shqiptar me 25-herë kampionët bardheblu, por gjyqi i humbur me sulmuesin nga Mali, Mokhtar Cise, prishi të gjitha planet e kryeqytetasve.

LEXO EDHE:

Back to top button