Ferhan Hasani, tripletë për Helsinkin ndaj Haka-s


Ferhan Hasani, shënoi tripletën e parë në fanellën e skuadrës së Helsinkit. Mesfushori shqiptarë shënoi 3 gola në fitoren e skuadrës së tij, në transfertë ndaj HAKA-s, pran rezultatin 4-1.

Pas pjesës së parë pa gola, mysafirët hapën rezultatin në minutën e 51-të, me golin Braunit. Vendasit kaluan në ofenziv për të barazuar rezultatin, ndërsa në anën tjetër Hasani zgjëron epërsinë nga penaltia në minutën e 59-të.

Skuadra e Haka-s vetëm 3 minuta më vonë zbut epërsinë në 1-2, mirëpo në skenë del Hasani, që shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Helsinkin në minutën e 65-të. Ndërkohë 3 minuta më vonë, Hasani vulos fitoren, me realizimin e penaltisë së dytë në këtë përballje, për të kompletuar tripletën e parë në fanellën e Helsinikit. Ndryshe është goli i tij i katërt në këtë sezon, pasi qw shënoi njëherë në rrjetën e skuadrës Ilves.

Helsinki aktualisht mban pozitën e dytë në Ligën e Parë në Finlandë, me 21 pikë nga 10 javët e zhvilluara, ose 4 pikë më pak se lideri aktual, Inter Turku, që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

LEXO EDHE:

Back to top button