Përpos 8 futbollistëve me “COVID 19”, Prishtina ishte gati të luajë


Ndeshja ndërmjet Lincoln Red Imps dhe Prishtinës, e paraparë të zhvillohej të martën (18 gusht), në orën 18:00, është anuluar pak kohë para fillimit të saj.

Një gjë e tillë ndodhi pasi 8 futbollistë të Prishtinës dolën pozitiv në “Covid-19”, në rezultatet e paraqitura nga laboratori i licencuar nga UEFA në Spanjë. Përkundër këtij fakti dhe mungesës së disa prej futbollistëve titullarë që rezultuan pozitiv, Prishtina ishte e gatshme për ta zhvilluar ndeshjen me lojtarët që kishte në dispozicion, gjë e cila rekomandohet edhe me rregulloren e re të UEFA-s për ndeshjet gjatë pandemisë.

Megjithatë, ishin autoritetet e Gjibraltarit që e pamundësuan zhvillimin e ndeshjes dhe kësisoj ndeshja u pezullua. Federata e Futbollit të Kosovës, konsideron që kjo ndeshje është dashur të luhet dhe do t’i qëndrojë përkrah klubit të Prishtinës që vendimi i UEFA-s të jetë i drejtë dhe i arsyeshëm dhe të mos jetë në dëm të klubit tonë.

LEXO EDHE:

Back to top button