Sileksi demolohet në Baku të Azarbejxhanit


Alsat
18.08.2020 20:22
Skuadra e Sileksit pësoi disfatë 0-4 në transfertën në Baku të Azabejxhanit, duke u mundur nga skuadra e Karbahut, në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.
Vendasit kishin nevojë vetëm 11 minuta për të hapur rezultatin , përmes Haime Romeros. Në anën tjetër Tanturovski kishte mundësi që të barazojë shifrat, por tentimi i tj kaloi skaj portës kundërshtare.
https://www.youtube.com/watch?v=cIRxrUfceTk
Ndërkohë Donald Villde Gerier shënoi dy herë me radhë , në minutën e 40-të dhe të 51-të. Ivanovoski kishte mundësin më të mirë për Sileksin që të shënojë golin e ngushëllimit, por topi u ndal në traversë.
https://www.youtube.com/watch?v=mZtBc8wftbE
Mahir Emerli në 10 minuta para përfundimit të ndeshjes vulosi rezultatin përfundimtar, Karabahu 4, Sileksi 0.
https://www.youtube.com/watch?v=A6ukkVKFk4g
Në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, Karabahu takohet me fituesin e përballjes Sherif Tiraspoll – Foll Esh.