Bartomeu: Mesi mbetet te Barcelona me Kumanin si trajner


Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se Lionel Mesi dëshiron të mbyll karrierën te Barcelona. Sipas Bartomeut, Messi dëshiron të mbetet deri në fund të karrierës te Barcelona, dhe është kryesori në projektin e trajnerit në ardhjes, Ronald Koeman.

“Messi dëshiron të përfundojë karrierën te Barcelona. Unë rregullisht flas me të dhe babanë e tij. Ai është pjesë e projektit tonë. Kuman do të jetë trajneri jonë i ri dhe ai më ka thënë që Messi është kryesori në projektin tonë të ri,” ka deklaruar Bartomeu.

LEXO EDHE:

Back to top button