Historike, PSZH kalon në finalen e Kampionëve


Skuadra francez e PSZH shkruan historikun , pasi që për herë të parë në historikun e klubit u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi mposhtën me 3:0 skuadrën e RB Lejpcigut.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Da Luzh”, u dominua nga PSZH, me Anhel Di Marian në ditën e tij më të mirë. Një harkim të mirë të Anhel Di Marias, e ktheu në gol mbrojtësit Markinjos, që shënoi në minutën e 13’-të. Di Maria në minutën e 42’, dyfishoi në 0-2 epërsinë, kur pranoi një asistim të jashtëzakonshëm nga Nejmar. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vulosi Huan Bernat, që shënoi në minutën e 56’, pas një topi të pranuar nga Di Maria.

Kjo është finalja e parë e Ligës së Kampionëve për PSZH, me skuadrën franceze që ka shpenzuar miliona euro për afrimin e yjeve. Në finale, PSZH do të takohet me fituesin e takimit Bajern Munih – Lion.

LEXO EDHE:

Back to top button