Fermerët grekë kërcënuan të bllokojnë rrugët për në Maqedoni
Fermerët grekë kërcënuan të bllokojnë rrugët për në Maqedoni

Fermerët grekë po kërcënojnë me bllokime rrugësh, të cilat mund të shkaktojnë probleme për udhëtarët dhe shoferët maqedonas dhe bullgarë.
Fermerët do të organizojnë të enjten bllokadën e parë në pjesën veriore të Greqisë. Priten vendime nga fermerët nga Larisa dhe Janina, ndërsa fermerët nga Pella raportojnë se do të marrin pjesë në protesta.
“Po dalim me traktorët në rrugë”, thanë fermerët pas takimit kombëtar në Larisa.
Bllokada do të ketë në të gjithë qarkun, por nuk kanë specifikuar saktësisht se ku do të ndalojnë qarkullimin. Fermerët po kërkojnë lehtësim taksash dhe një rinegocim të Politikës së Përbashkët Bujqësore, regjimit të subvencioneve të Bashkimit Evropian.