Ferrari do të prezantojë makinën e re…me dyer të mbyllur!

Prezantimi i makinës së Ferrarit do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Drejtuesit e skuderisë kokëkuqe publikuan lajmin që nuk lë vend për interpretime.

Më 13 shkurt, italianët do të prezantojnë makinën e këtij sezoni njësoj si në kushtet e pandemisë. Sipas drejtuesve, kjo bëhet për të mos nxitur zërat e shumtë që ishin përhapur kohët e fundit për një Ferrari gati për rivalizuar Red Bullin.

Objektivi i Frederik Vaseur dhe stafit të tij është të mbajnë një profil të ulët, të mos krijojnë iluzione të rreme dhe të tregojnë se i gjithë ekipi është gati të punojë për të arritur sukses në 2024-ën.

Sharll Leklerk dhe Karlos Sainc u rikonfirmuan edhe një herë tjetër në 1-vendshet e të kuqve. Synimi i pilotëve, sado që mundësit janë të pakta, janë zbritja nga froni i Maks Verstapenit dhe Red Bull-it.

LEXO EDHE:

Back to top button