Oklahoma merr kreun në Perëndim, fitore për Milluokin, Dallasin e Golden Stejtin

Milluoki ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, pas fitores 126-116 ndaj Klivlendit. Ndeshje e kontrolluar nga vendasit, ku u dallua Xhianis Antetokounmpo, autor i një “triple double” (35 pikë, 18 kërcime, 10 asist). Mirë u paraqit edhe Lillard me 28 pikë.

Oklahoma ngjitet në krye të renditjes në Perëndim, pas fitrores 140-114 në fushën e San Antonio. Aleksander Shai vijon të jetë lider te skuadra e Oklahoma Thander, autor i 32 pikëve dh 10 asisteve. Rikthehet te fitorja Golden Stejt, që mundi 134-112 Atlanta. Kaminga e Kerri me nga 25 pikë secili dhe Tompsonin me 24, bënë diferencën në fushë.

Zhgënjen Majami, që u mund 105-96 në fushën e tij nga Memfisi dhe zbret në vendin e gjashtë. Vins Uiliams ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Fitore të rëndësishme korri Feniksi, që falë 46 pikëve të Bukerit, mundi 132-109 Dallasin jashtë fushe.

NBA-REZULTATET

Detroit – Sharlloti, 113-106

Uashington – Minesota, 107-118

Majami – Memfis, 96-105

Hjuston – Portland, 131-137

Milluoki – Klivlend, 126-116

Dallas – Feniksi, 109-132

San Antonio – Oklahoma, 114-140

Golden Stejt – Atlanta, 134-112

LEXO EDHE:

Back to top button