Ferrari: “Po” për garën mes pilotëve, por jo për dëmtimin e makinave

Te skuadra e “Ferrari”-t nuk kanë vendosur ende nëse Sharll Lekler, fitues i dy nga tri garat e zhvilluara deri më tani këtë sezon të Formula 1, do të jetë piloti i parë apo jo. Për më tepër që vitin e kaluar, Karlos Sainz që grumbulloi më shumë pikë se shoku i skuadrës.

 

“Janë zhvilluar vetëm 3 gara, ndërkohë që janë edhe 20 të tjera deri në fund. Ndaj edhe Sainz shpreson. Për këtë arsye, të dy pilotët do të jenë të lirë të konkurrojnë mes tyre për fitore dhe nuk do të ketë asnjë urdhër nga ne. natyrisht që në këtë garë mes tyre nuk duhet të dëmtojnë skuadrën dhe uroj që të duelojnë gjithnjë për dy vendet e parë”, u shpreh Matia Binoto, drejtori sportiv i Ferrarit.

 

Aktualisht, Leklerk ka 38 pikë më shumë se Sainz pas tri garave të para.

 

“Ne jemi të kënaqur nga paraqitja e deritanishme e pilotëve, që duket se janë përshtatur mirë. Ne duhet të vijojmë me këtë ritëm, për të qenë kompetitivë deri në fund”, tha mes tjerash Binoto.

 

Gara e radhës do të zhvillohet gjatë kësaj fundjave, në Imola të Italisë.

LEXO EDHE:

Back to top button