Festa e Bajramit, krerët shtetërorë urojnë besimtarët

Festa e Bajramit, krerët shtetërorë urojnë besimtarët

Krerët më të lartë shtetërorë kanë uruar sot besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit me dëshirën për begati, harmoni, paqe dhe gëzim.  Kjo ditë siç shkruajnë ata në urimet e tyre, duhet të shërbejë për respekt dhe mirëkuptim mes qytetarëve pavarësisht përkatësisë fetare, etnike apo politike. Solidariteti reciprok,  duhet të manifestohet çdo ditë për të ndërtuar një shoqëri në harmoni dhe të barabartë. Ata urojnë që mirëqenia ekonomike dhe ngrohtësia familjare le të sundojë në çdo shtëpi në këtë ditë të madhe. Urimet nuk kanë munguar as nga liderët e partive politike në vend. Mesazhi i përgjithshëm i tyre në këtë ditë festive është që të mbizotërojë solidariteti, toleranca, mirëkuptimi i ndërsjellë, bashkëjetesa dhe mirësia te të gjithë. Ata theksojnë se pikërisht këto festa janë mundësi që t’i theksojmë vlerat e përbashkëta tradicionale të cilat na kanë lidhur me vite, ndërsa ato janë mirëkuptimi, solidariteti, toleranca.

LEXO EDHE:

Back to top button