Festa e Bajramit u shënua edhe në Shqipëri e Kosovë

Fitër Bajrami u prit me entuziazëm edhe nga besimtarët mysliman në Shqipëri. Mijëra persona kanë marr pjesë në faljen e namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbeu në Tiranë. Të gjithë kanë pritur me padurim këtë festë që për besimtarët mysliman vjen si shpërblim pas 30 ditësh agjërim të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Urimet e tyre ishin ndër të tjerat që pandemia të mbesë në të kaluarën.


“Gëzuar Bjaramin të gjithë besimtarëve mysliman kudo që ndodhen. Uroj të kenë sa më shumë mbarësi.”

“Gëzuar për të gjithë dhe shpresojmë që pas një vitit të vështirë qoftë ky Bajram shkak që të kthehet mirësia InshaAllah, të largohet çdo e keqe.”


“Agjërim të pranuar  atyre që e kanë agjëruar dhe  InshaAllah na kanë ikur këto sëmundjet dhe këto problemet që kemi pasur këto dy vitet e fundit.”

“Uroj të gjithë besimtarët mysliman, Gëzuar Fitër Bajramin. Paqja mbizotëroftë kudo në botë. Duke pasur parasysh situatën në vendet e  Lindjes Palestinë dhe Izrael.”

Atmosfera festivë për një moment mbeti në hijen e një incidenti  të regjistruar pas faljes së Fitër Bajramit. Një qytetarë i lyer me benzinë ka tentuar t’i vërë flakën vetes.

Dëshmitarët thonë se 40-vjeçari fliste përçart dhe nuk ishte i vetëdijshëm. Siç dëgjohet edhe tek pamjet, pasi është kapurai u kërkon besimtarëve që ta lirojnë por ata i  përgjigjen që duhet të qetësohet dhe të qëndrojë i shtrirë. Sipas Komunitetit Mysliman ngjarja nuk ka lidhje me faljen e namazit të Bajramit.

Rreth 260 km nga Tirana, edhe besimtarët mysliman në  Prishtinë dhe qytetet tjera përgatiteshin për shënimin tradicional të kësaj feste. Numër i madh i qytetarëve kanë kryer këtë ritual fetar në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih”, kurse brenda objektit të xhamisë është kërkuar vazhdimisht respektimi i distancës.


“Edhe tëkët Ramazan si edhe Ramazanin e kaluar, e rrjedhimisht edhe ky Bajram, po e presim të përballur me pandeminë Covid-19, e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha në të gjitha rrafshet. Në këtë ditë feste kujtojmë të gjithë ata ata që kanë shkuar në ahiret. Duke lutur krijuesin që t’i marrë në mëshirën e tij, ndërsa të infektuarit të gjejnë shërim sa më parë. Ne sot kemi festë dhe po e shënojmë së bashku, por të dashur vëllezër duhet të kemi kujdes, sepse virusi ende është në mesin tonë.”

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button