Festa e Kurban Bajramit ka shtuar dukshëm lëvizjet e qytetarëve, të cilët nxitojnë për të bërë përgatitjet

Festa e Kurban Bajramit ka shtuar dukshëm lëvizjet e qytetarëve, të cilët nxitojnë për të bërë përgatitjet

Gazetare: Ajnure Bafqari

Në prag të festës së Kurban Bajramit çmimet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje, por bashkë me to është rritur edhe shitblerja. Pavarësisht çmimeve të larta dhe krizës, qytetarët po përpiqen që për festë të mos mungojë asgjë.

“ E normal tash ky bajram është më shtrenjtë…
-Çka keni ble ju?
-Kadaif, arra, arrat kanë qenë vjet 400 denarë, sivjet 500 denarë.. Tani ullinj, ja kështu gjëra si për bajram. Të tjerat krejt I kam marr, po sot më kanë mbet këto… ”- u shpreh një blerës.

Ka disa ulje çmimesh, por kryesisht ka rritje çmimesh.. 03:50 Kualiteti më I dobët, ndërsa çmimet më të shtrenjta…, tha një blerës tjetër.

Se ka rritje çmimesh, pajtohen edhe shitësit. Ata thonë se janë të kënaqur me lëvizjet, por krahasuar me më herët, tani situata është më ndryshe.

Të larta janë çmimet, pas bajramit më lirë…
-Domethënë ju po pajtoheni se çmimet janë rrit tash pak për bajram?
-Po.. po blejnë,” tha një shitës.

“Hypin çmimet, kur ka mall bje çmimi, kur s’ka hyp çmimi…. 01:55 Lëvizje ka, edhe blerës ka që blejnë, nuk është që nuk ka, por tash situata e bën të vetën, domethënë rrogat janë shumë të vogla, ndërsa artikujt që I shesim ne I kanë çmimet shumë të larta dhe shkaku asaj është pak se ka rënë puna….” U shpreh një shitës tjetër.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë. /alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button