Festa e Pashkëve, çmimet e produkteve rriten në mënyrë drastike
Festa e Pashkëve, çmimet e produkteve rriten në mënyrë drastike

Gazetar: Angell Dimovski
Shumica e qytetarëve thonë se çmimet e produkteve po rriten çdo ditë dhe, siç shprehen, mishi tradicional i qengjit për tryezën e Pashkëve është kthyer në luks, ndërsa disa të tjerë thonë se çmimet janë rritur vetëm minimalisht.
“Çdo ditë shtrenjtohen, ç’të të them. Dyfish. Mendoj se vitin e kaluar ishte 300, tani është 650. Për Pashkë presim rritje të pensioneve me 78%, e kemi merituar, ne e kemi ndërtuar shtetin”, tha një qytetar.
“Është shtrenjtë, ka shtrenjtim, po. Po, mishi është dyfishuar. Njëmijë denarë tashmë s’ka vlerë”, u shpreh një tjetër qytetar.
“A janë rritur çmimet e produkteve? Po, shumë, por çfarë të bëjmë”, tha një qytetar.
“Çdo Pashkë, kështu shtrenjtohen”, nënvizoi një qytetar.
“Qengjin e kemi harruar moti. A mundemi ta përballojmë? Jo, do blejmë mish derri”, deklaroi një tjetër qytetar.
Alsat bisedoi edhe me disa nga konsumatorët e rregullt në Tregun e gjelbër, të cilët shpjeguan se disa prej produkteve janë shtrenjtuar deri në 40 përqind.
“Më së shpeshti perimet dhe pemët para Pashkëve, por ndoshta edhe mishi, këto janë shtrenjtuar. Disa janë shtrenjtuar deri në 40%, për shembull domatet 200 denarë, kurse kanë qenë 130 denarë, pra janë shtrenjtuar shumë, gjë që nuk është në rregull, sepse për festa, sidomos për festat fetare, duhet të jenë më lirë që të mund t’i dhurojmë njëri-tjetrit aq sa mundemi dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Festat i shohin si mundësi për të fituar, gjë që nuk është e drejtë”, theksoi një qtetare.
Sipas analizave, nëse do të donim të përgatisnim sofër tradicionale para festave të Pashkëve, do të na kushtonte 900 denarë, por me çmimet e reja të rritura papritur, ajo kushton 1210 denarë.
“Një kilogram mish i freskët para festave të Pashkëve kushtonte 400 denarë, ndërsa për Pashkë 650 denarë”.
Një kilogram patate para festave të Pashkëve kushtonte 30 denarë, ndërsa për Pashkë 60 denarë. Lakra para festave të Pashkëve kushtonte 30 denarë, ndërsa për Pashkë 40 denarë.
Një tabllo vezë para festave të Pashkëve kushtonte 210 denarë, ndërsa për Pashkë 250 denarë. Një kilogram tranguj para festave të Pashkëve kushtonte 100 denarë, ndërsa për Pashkë 130 denarë. Një kilogram domate para festave të Pashkëve kushtonte 90 denarë, ndërsa për Pashkë 110 denarë. Kjo është një praktikë e zakonshme e tregtarëve lakmitarë në prag të festave të rrisin çmimet në mënyrë drastike me qëllim që të përfitojnë në kurriz të qytetarëve. /Alsat.mk